Ka kohë të gjatë që vogëlushi Unik Statovci po qëndronte në spitalin Tirsova të Beogradit, për t’u shëruar pasi lindi me një sëmundje të rëndë.
Uniku ishte diagnostikuar me një infeksion viral në mushkëri. Por është i dhimbshëm fakti se Uniku ka ndërruar jetë dhe varrimi i tij do të bëhet nesër në ora 14:00 në Batllavë të komunës së Podujevës.
Duhet përkujtuar që ishin të shumtë njerëzit vullnetarë që kontribuuan me aq sa patën mundësi për të ndihmuar Unikun për t’u shëruar.
Shkrimi i familjes së Unikut:
Me pikellim te thell ju njoftojme se melaqja jone Uniku ka ndrru jete. Varrimi i te ndjerit behet neser ne ora 14:00 ne Batllave komuna e Podujeves.
Allahu e meshirofte Unikun dhe familjen e tij dhe t gjith ata qe kontribuan per sherimin e tij. Amin
Shpërndaje në:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.