×
  • Lajme
  • Sport
  • Lajme

    Ndeshja Kosovë-Izrael, Policia dhe Federata me njoftim të rëndësishëm për tifozët dhe qytetarët

    Reporteri
    11 Nëntor 2023 | 13:07
    Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Fotografi nga arkivi.

    Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se në bashkëpunim dhe koordinim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) dhe akterët relevantë, kanë ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtje të ndeshjes sportive, mes Kosovës dhe Izraelit, që do të zhvillohet nesër.

    Ndeshja pritet të zhvillohet me datën 12.11.2023 në orën 20:45, në stadiumin e qytetit Fadil Vokrri, në Prishtinë, shkruan Repoteri.net.

    Në organizim të kësaj ndeshje me rëndësi të veçantë për Republikën e Kosovës dhe

    Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), janë angazhuar si çdo herë FFK-ja, Policia e

    Kosovës (PK) për sa i përket aspektit të sigurisë, si dhe kompania e sigurimit privat për

    siguri në perimetrin e brendshëm.

    Bazuar në bashkëpunim të ndërsjellë me FFK-në dhe të gjithë akterët relevantë, si dhe

    bazuar në informacionet dhe vlerësimet operacionale, është hartuar urdhri operativ policor

    i cili ka për qëllim:

     Sigurinë e përgjithshme para, gjatë dhe pas zhvillimit të ndeshjes,

     Shtimin e masave të sigurisë, mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike,

     Ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme

    kundërligjore dhe luftimin e të gjitha dukurive negative që shkaktojnë jostabilitet,

     Parandalimin, luftimin e dukurive negative dhe akteve kriminale të mundshme që në

    çfarëdo mase do të rrezikonin qetësinë publike,

     Shtimin e masave të sigurisë paraprake dhe kontrollimin e turmave eventuale para,

    gjatë dhe pas evenimentit sportiv si në perimetër të stadiumit e po ashtu sipas

    nevojës edhe në qytet, sheshe etj.

     Mbrojtja e jetës dhe pronës publike e private.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!