Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Pejës” në Pejë.
Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrë lëndime trupore.Në aksident kanë qenë të përfshira një automjet dhe një motoçikletë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.
“Rreth orës 20:10 në rrugën “Lidhja e Pejës”, ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës. Për shkak të gjendjes është transferuar për në QKUK”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.