Qytetarë të shumtë, përkundër shiut të rrëmbyeshëm, para stacionit policor qendër kanë nderuar policin e vrarë, Afrim Bunjaku.

I pranishëm është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Reklamë

Në stacionin policor Qendra në Prishtinë është vendosur fotografia e Afrim Bunjakut, policit të vrarë mëngjesin e sotëm në veri të vendit.