×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh edhe kjo: 47 vjeçari në Prizren me armë lodër shtiret si polic dhe kërkon të respektohen masat

    Reporteri
    23 Dhjetor 2020 | 11:01

    Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prizren, pasi që i njëjti ka vizituar një qendër bamirësie dhe është shtirur si një polic.


    Në njoftimin e Policisë thuhet se ai kishte kërkuar respektim të masave anti COVID, shkruan Reporteri.net.

    “Punëtorët e kësaj qendre duke dyshuar se ky person nuk është polic të njëjtin e raportojnë dhe gjatë verifikimit nga njësia e hetimeve rajonale, është konstatuar së ky person është prezantuar rrejshëm”.

    “I dyshuari, S.D i lindur në vitin 1973, mbante në brez një armë (Pistoletë) me këllëf, por e cila më vonë është vërtetuar se ishte lodër e plastikes, pra nuk ishte armë e vërtete. I dyshuari paraprakisht edhe para dy muajve e kishte kryer të njëjtin veprim”.

    “I dyshuari është shoqëruar në polici nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ku edhe është intervistuar, gjithashtu i është sekuestruar edhe pistoleta e plastikës me mbishkrimin ‘’DESERT EAGLE PISTOL’’. Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti do të vazhdoj në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!