×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodh në Kosovë: Babai rrah brutalisht vajzën e tij vetëm pse e zuri duke pirë cigare

    Reporteri
    04 Shtator 2019 | 11:34

    Një vajzë është rrahur brutalisht nga babai i saj disa ditë më parë në Prizren.


    Atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata se Prizrenit, gjersa raportohet se shkaku i rrahjes ka qenë pasi ai e kishte zënë vajzën e tij duke pirë cigare, shkruan Reporteri.net.

    Në ato momente, ai kishte rrahur me grushte vajzën e tij duke i shkaktuar edhe lëndime trupore.

    “Sepse me datë 01.09.2019, rreth orës 23:45 minuta, në Prizren saktësisht në shtëpinë e tij familjare, me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër dhe atë të dëmtuarës – vajzës së tij me iniciale K.K., në atë mënyrë që pasi i pandehuri e kishte vërejtur të dëmtuarën duke konsumuar cigare, fjaloset me të dhe në ato momente e godet në mënyrë të befasishme me grushte në regjionin e fytyrës dhe duke kaluar më tutje në sjellje flagrante, duke e detyruar që të qëndroj e ulur derisa i njëjti e sulmonte në vazhdimësi, pasi kërkohet ndihmë nga policia, i pandehuri i acaruar me këtë veprim kërkon të dijë se kush e kishte njoftuar policinë, duke i’ u drejtuar me fjalë fyese, me ç’ rast tek e dëmtuara shkakton keqtrajtim psikologjik dhe fizik, të cilat rezultojnë me lëndime të lehta trupore, përkatësisht gjakderdhje në regjionin e hundës dhe lëndime në pjesë të ndryshme të trupit, e me këtë janë plotësuar kushtet ligjore nga neni 187 par.1 nën par.1.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK-së) për caktimin e masës së paraburgimit, kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”, deklarojnë nga Gjykata. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!