Dje dy persona janë rrahur me njëri tjetrin gjersa ishin duke pritur në radhë për pagesë në një market.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, personi tjetër ishte larguar nga vendi.
“Prizren 01.07.2021 – 13:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë derisa kishin qenë duke pritur në radhë për pagesë në një market për shkaqe të panjohura kishin sulmuar fizikisht njëri tjetrin, ku si pasoj njëri prej të dyshuarve ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari tjetër ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.