Një qytetar i Mitrovicës ka gjetur një gjethe në bukën që e ka blerë në një furrë. Ajo që shpesh nga ne themi që “nuk po e dimë as vet se çka po hamë”, u vërtetua edhe gjatë ditës së djeshme nga një mitrovicas.
Në një fotografi të publikuar në rrjetet sociale, një qytetar nga Mitrovica ka bërë të ditur se në bukën që e ka blerë dje në një furrë në këtë qytet, ka gjetur një gjethe.
Përmes kësaj vërtetohet edhe pakujdesia ndaj konsumatorëve.
Vlen të theksohet se kohë më parë në qytetin e Mitrovicës një qytetar kishte gjetur një zhiletë brenda bukës që kishte blerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.