×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë edhe kjo: Vet dalin kundër heqjes së monopolit të Blerim Devollit, e në fjalime PDK-ja akuzojnë VV-në se financohen nga ai

    Reporteri
    12 Tetor 2020 | 13:33

    Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se nëse LVV’ja do të donte të kalonte ndryshimin e Ligjit për Automjete, do ta bënte një gjë të tillë në kohën kur ishin në krye te Qeverisë.


    Tahiri në seancën e sotme ka thënë se në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër ka qenë i qetë e s’ka folur për këtë çështje.

    “Nëse kanë dasht me kalu një çështje të tillë e kanë pas mundësinë kur ka qenë kryeministër Albin Kurti. Gjatë gjithë kohës e kemi parë të qetë”, ka thënë ai.

    Tahiri e ka akuzuar LVV’në se është financuar nga Blerim Devolli.

    “As edhe njëherë nuk është marrë financiuesit e tina partisë së tina, si ish’ministër i Drejtësisë jam ballafaquar me disa çështje të arbitrazhit dhe kam frikë që po hijmë prap në një proces të tillë, këtë ngutinë me e kry nuk po e kuptoj”, ka thënë Tahiri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!