×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë edhe kjo: Vidhen dekorimet në Komunën e Drenasit

    Reporteri
    20 Dhjetor 2019 | 23:36

    Vetëm dy ditë pasi u vendos ky bredh dhe u dekorua me një shumë simbolike në sheshin “Fehmi Lladrovci” të Drenasit, atij iu vodhën dekoret.


    Tashmë vetëm gjysma e bredhit të festave të fund-vitit ka mbetur e zbukuruar.

    Pas këtij veprimi ka reaguar Komuna, sipas së cilës pavarësisht se dëmi është i vogël një akt i tillë e ka prishur imazhin e festave të fund vitit.

    Por, Bekim Dobra nga Komuna e Drenasit, ka thënë se e kanë kontaktuar kompaninë, e cila ka fituar tenderin për ta rregulluar sërish bredhin festiv derisa për shkak se dëmi nuk është i madh, nuk e kanë njoftuar fare policinë.

    Kundër dëmtimit të bredhit janë edhe qytetarët, të cilët thonë se këtë veprim kanë mundur ta bëjnë vetëm fëmijët e papërgjegjshëm, raporton KTV.

    Kjo nuk është hera e parë që bredhit i vidhen dekoret pasi njëjtë ka ndodhur edhe vitin e kaluar.

    Vlera e tenderit për dekoret e festave të fund vitit dhe festave të tjera zyrtare Komunës i ka kushtuar 9 mijë euro.

    Komunës së Drenasit i vidhen dekoret e bredhit, premton ridekorimin e bredhit të saj modest.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!