×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndodhë në Kosovë: Stafi mjekësor duke pirë duhan ulur në karrocat e invalidëve, pacientët prisnin në radhë për kontroll

    Reporteri
    06 Gusht 2019 | 13:13

    Mjekët e spitalit të Pejës ia kanë gjetur hallin vetes. Në karroca me të cilat barten pacientët në këtë spital, ata po ulen dhe po pinë cigare gjatë orarit të punës duke neglizhuar kështu pacientët.


    Mjekë e infermierë të këtij spitali janë parë sot duke “u kënaqur”, me nga një cigare gjatë orarit të rregullt të punës.

    Momenti është incizuar nga pacientët të cilët po kërkojnë kurim në këtë spital, por siç duket mjekët kanë qenë të zënë për t’ua ofruar atyre shërbimet.

    Në vazhdim gjeni videon që u xhirua nga pacientët e këtij spitali e që është dërguar në adresë të Gazetës Express.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!