Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se ka nënshkruar 6 kontrata të mirëmbajtjes së ndriçimit për të gjitha lagjet në kryeqytet.
Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se një gjë e tillë ka të bëjë me rrjetin ekzistues në kryeqytet.
“Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne”, shkroi Ahmeti.
Postimi i plotë i tij:
Më në fund, pas një procesi shumë të gjatë janë nënshkruar 6 kontratat e mirëmbajtjes së ndriçimit për çdo cep të komunës sonë. Kjo ka të bëjë me rrjetin ekzistues. Edhe pse përgjegjësia nuk ishte komplet e jona, i kërkojmë falje qytetarëve për mosfunksionimin e rregullt dhe terrin e padëshiruar nga të gjithë ne.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.