×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndriçohet Biblioteka Kombëtare, kujtohen viktimat e COVID-19 dhe falënderohen mjekët

    Reporteri
    14 Shtator 2020 | 21:44

    Sonte në mbrëmje është ndriçuar objekti i “Bibliotekës Kombëtare”.


    Në këtë mënyrë po kujtohen viktimat nga COVID-19 në Kosovë.

    Me këtë veprim po ashtu po falënderohet mjekët për sakrificën e tyre që nga lajmërimi i rasteve të para.

    Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës. Shpend Ahmeti.’

    “Po shënojmë plot gjashtë (6) muaj prej se në Kosovë u konfirmua rasti i parë me #covid19. Që prej atherë, të gjithë ne si shoqëri jemi duke kaluar ditë të vështira e plot sfida në betejë me pandeminë. Edhe më tej, jo të gjithë po dalin fitimtarë! Andaj edhe ndriçuam ndërtesën e Bibliotekës Kombëtare për të kujtuar të gjitha jetët që i mori #covid19 dhe për të nderuar dhe falënderuar nga zemra, të gjithë personelin shëndetësor që janë në vijën e parë të frontit që nga fillimi i pandemisë. #bashkë mund të e tejkalojmë më lehtë këtë sfidë! #prishtina”.

    https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/posts/3311471278922696?__xts__%5B0%5D=68.ARBHSk0vCW54_hBzsIFCLhpA8v36ymN8mdCDbhGA7hh0kAk8p3C4sYXMysY97nSXemlx3GRjrit1LY1q0q140IPhPUpF7T6mQ4OuEELBLwQyHOiVLJpIEWgpNoHGHyO_CKSewzeUkUumCzoxdb5S2pUfAErjJO6lw_7aCdN1beD2FCDSy5vHBkdukn6FeINDwF-aZ43w-0Ez0PvdVHaN7u11r8CuMTWmj3wUE0ktpZZZ0NMWV3jx3sbz4Ez57hnPgJi2ZpOuPHMIYBqrVR0Gl8zR_3zo9qPK–HezBEhOWIagocIqeXYOo9LK2sxKqeP4gusbqe0tnbkresX5jldc1k8Jw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!