×
  • Lajme
  • Lajme

    Ndryshime drastike të motit: Parashikimi për sot dhe ditët në vazhdim

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 23:17

    Prishtina Weather paralajmëron se java fillon me mot të paqëndrueshëm, jo shumë të ngrohtë dhe me shi, kurse ga dita e mërkurë më nxehtë dhe kryesisht me diell.

    Moti gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vazhdim:

    24.06 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga mëngjesi mundësi për zhvillime të shtrëngatave të izoluara me shi, e që pasdite do të jenë më të shpërndara mbi vend.
    25.06 – Vransira dhe intervale me diell. Paradite reshje lokale shiu, e gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi.

    26.06 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

    27.06-28.06 – Të enjten nxehtë, kthjellët dhe me diell. Ditën e premte nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të vransirave, me mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

    Do të fryj erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-10m/s.
    Shtypja atmosferike në fillim të javës do të shënojë rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!