Komuna e Prishtinës ka njoftuar sot se ka zgjeruar dy linja të autobusëve në kuadër të zbatimit të Reformës së Transportit Publik, me synimin për ta bërë transportin urban më efikas dhe më të qasshëm për qytetarët.
Sipas komunës e cila udhëhiqet nga Përparim Rama, ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë
Njoftimi:
📢 Njoftim për Qytetarët e Prishtinës – Zgjerimi i Linjave Nr. 3A dhe Nr. 11
Të nderuar qytetarë,
Komuna e Prishtinës vijon zbatimin e Reformës së Transportit Publik me zgjerimin e dy linjave kyçe:
🚌 Linja Nr. 3A – Rr. “27 Nëntori” – Lagjja e Spitalit – Mati
✅ Zgjatet deri te Rr. “Lugmiri”
🚌 Linja Nr. 11 – Prishtinë – Barilevë
✅ Zgjatet deri në kryqëzimin me Rr. “Dul Dragusha”
🛠️ Zbatimi menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe hyn në fuqi menjëherë.
Ky është një hap i parë drejt një transformimi më të thellë, për ta bërë Prishtinën një qytet më të ndërlidhur, më të gjelbër dhe më të qasshëm për të gjithë.
Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin tuaj në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të mirë për qytetin tonë!