Qeveria e re ia ka ndërruar emrin një ministrie. Ministria e Arsimit brenda një kohe të shkurtër e ka ndërruar emrin tri herë. Nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në qeverisjen e Albin Kurtit u bë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Me ardhjen e qevrisjes së re, kësaj ministrie iu ndryshua emri edhe një herë, tash Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), shkruan Reporteri.net.
Në njoftimet e fundit të dërguara nga kjo ministri i referohen vetëm si Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ministria e Arsimit në qeverinë e Avdullah Hotit drejtohet nga Ramë Likaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.