×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    “Ndryshoi jetën time”, ushtari i KFOR-it kujton momentin e hyrjes në Kosovë 25 vite më parë

    Reporteri
    12 Qershor 2024 | 9:38

    Njëri prej ushtarëve të KFOR-it që kishte shërbyer atë kohë në Kosovë, Kenneth Andresen ka kujtuar pritjen që u është bërë KFOR-it nga populli i Kosovës më 12 qershor të vitit 1999, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim të bërë në platformën “X”, ai ka publikuar edhe pamje.

    Tutje ai ka shkruar se ky moment i ka ndryshuar jetën dhe është mirënjohës për të gjithë miqtë në e nga Kosova.

    “Sot, 25 vjet më parë: Më 12 qershor 1999, KFOR-i mbërriti në Kosovë dhe u prit nga mijëra njerëz përgjatë rrugëve. Unë shërbeva si oficer shtypi me KFOR-in nga korriku 1999 deri në janar 2000. Kjo ndryshoi jetën time. Jam mirënjohës për të gjithë miqtë dhe kolegët në/nga Kosova!”, ka shkruar Andresen në “X”.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!