Kur ka arritur në 66 numri i të prekurve me Coronavirus në komunën e Malishevës, është marrë vendim që të ndryshohen masat kufizuese.
Sipas vendimit të ri lëvizja për banorët e Malishevës do të kufizohet nga ora 14:00 deri në ora 06:00, shkruan Reporteri.net.
Lajmi është konfirmuar nga kryetari, Ragip Begaj.
Kujtojmë se në këtë komunë gjatë ditës së sotme ka qëndruar kryeministri, Albin Kurti, ku edhe paralajmëroi shtrëngim të masave.
Nga aty, Kurti tha se si institucionet qendrore e komunale duhet të bashkëpunojnë që të shpërndahet sa më pak virusi.
Kujtojmë se mbrëmë një 66 vjeçare nga fshati Banjë e Malishevës ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me Coronavirus. 224 është numri total i të prekurve në Kosovë, 37 janë shëruar dhe 6 kanë ndërruar jetë./ Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.