Qeveria e Kosovës mori vendim që në komunën e Prishtinës qytetarët të mos dalin në qytet pas orës 21:00 si masë për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.
Në bazë të këtij vendimi Trafiku Urban i Prishtinës ka njoftuar se linja e fundit do të jetë ajo e orës 20:30.
Po ashtu në njoftim kërkohet respektimi i masave, vendosja e maskës dhe mbajtja e distancës.
“Njoftim për reduktim të orarit të qarkullimit në mbrëmje, nisja e fundit në ora 20:30 Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30. Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.