Më shumë persona janë shërguar nga Covid-19 se që janë infektuar në 24 orët e fundit.
IKSHP ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 727 pacientë, kurse janë infektuar 557.
Ndërsa numri i personave që kanë vdekur vazhdon të jetë i lartë, pasi kanë vdekur 17.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (67, 59, 49 vjeç), Prishtinë 2 raste (81, 77 vjeç), Gjakovë 2 raste (77, 74 vjeç), Rahovec 2 raste (65, 63 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast ( 64 vjeç), Pejë 1 rast (59 vjeç), Dragash 1 rast (91 vjeç), Viti 1 rast (87 vjeç), Malishevë 1 rast (82 vjeç), Deçan 1 rast (60 vjeç), Gjilan 1 rast (68 vjeç), Vushtrri 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 43.881 raste nga 155.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.137 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 30.157 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.587. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.