Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 47 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas një njoftimi për media, Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë 25 persona, si dhe ka bërë tre kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre personave, për vepra të ndryshme penale.
“Prokurori i Shtetit ka bërë dy kërkesa për sekuestrimin e dy automjeteve dhe çelësave të tyre, nën dyshimin se janë përfituar përmes veprës penale ‘Legalizim i përmbajtjes se rreme’. Një automjet markës Opel Corsa dhe çelësi i Veturës. Një automjet i markës Peugeot ekspert kombi dhe çelësi i Veturës”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.