Sot janë bërë 25 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës, Besim Ndrecaj. Në nderim të heroit të lindur në Maqitevë të Suharekës, familja e tij e kanë kujtuar Besimin; kundërshtarin e hershëm të sistemit jugosllav.
Në këtë kohë pandemie, organizimet në kujtim të atij që kundërshtimet ndaj pushtuesit i nisi qysh në rininë e hershme, ishte shumë modest.
“Sot është 25 vjetori i rënjes së babait Besim Ndrecaj. Mburremi me vepren tande sic mburret gjithë Kombi Shqiptar! Ai që vdes për Atdhe nuk ka vdekur por ka le!
Lavdi vepres tande Heroike dhe gjithë të rëneve!”, ka shkruar Hekuran Ndrecaj, djali i heroit
Në përvjetorin e rënies se Besimit, është publikuar edhe një poezi të cilën vet heroi e kishte shkruar dhe ia kishte kushtuar një dëshmori të vrarë në fillim të viteve 90-ta.
Shqiptar, mbahu burrë
Mos u tremb nga fortuna e shtërngata
se rrënjët i ke n’breg n’maje t’gurit.
T’parët s’i trembi shigjeta as shpata
jepë shpirt e s’trembet zemra e burrit.
Tentoj turku , tentoj gjermani dhe shkjau më i ziu,
n’flakë t’barotit u gjujajt luani dhe bishës egër dorën s’ja shtriu.
Oh shqiptar kudo që je mbaju burrë e mos u përkulë para të marrit,
më mirë i vdekur e i paluar nën dhe, se të marrohet i biri shqiptarit.
(poezi e shkruar nga vet heroi, Besim Ndrecaj)