×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 25 vjetorin e sulmeve ndaj caqeve serbe misioni amerikan në OSBE përmend të vrarët dhe të pagjeturit nga regjimi i Millosheviqit

    Reporteri
    21 Mars 2024 | 23:54

    Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE ka publikuar deklaratën për 25 vjetorin e sulmeve ndaj caqeve serbe.

    Në këtë deklaratë thuhet ishin shteruar rrugët diplomatike ndaj asaj që po ndodhte, spastrimi etnik i shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.

    Në këtë dekalratë përmendet të vrarët, të pagjeturit e të dëbuarit nga regjimi që aso kohe drejtonte Jugosllavinë.

    “25 vjet më parë, pasi kishte shteruar të gjitha rrugët diplomatike, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate. Ky operacion kishte një qëllim: t’i jepte fund fushatës brutale të spastrimit etnik të regjimit të Millosheviqit në Kosovë. Ky përdorim i forcës u bë i nevojshëm në dritën e krizës së rëndë humanitare, rritjes së numrit të refugjatëve dhe kërcënimit për paqen ndërkombëtare të paraqitur nga regjimi etnonacionalist i Millosheviçit. Një çerek shekulli më vonë, ne u bëjmë thirrje të gjithëve në rajon që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, të begatë, multietnike dhe të sigurt për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!