×
  • Lajme
  • Lajme

    Në 6 muajt e këtij viti, 5 mijë e 633 kosovarë u martuan, 114 çifte u shkurorëzuan

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 15:31

    Pandemia COVID-19 e cila ka prekur mbarë botën, këtë vit ua prishi planet edhe shumë çifteve të cilët kishin vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre.


    Shumë prej tyre u martuan pa dasmë, e disa të tjerë vendosën që ta shtyjnë për vitin e ardhshëm.

    Por pandemia gjithashtu ka ndikuar edhe në rënie të numrit të shkurorëzimeve në vendin tonë.

    Sipas raportit “Buletini Tremujor T2”, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti në Kosovë u shkurorëzuan 114 çifte, kurse u martuan 5 mijë e 633 kosovarë.

    Në janar sipas këtij raporti 1 mijë e 882 persona i dhanë fund beqarisë, kurse 57 çifte u shkurorëzuan.

    Në shkurt prapë pati martesa të shumta, ku 1 mijë e 515 persona kurorëzuan martesën e tyre, kurse numri i divorceve në këtë muaj ishte më i vogël, vetëm 17.

    Muaji mars po ashtu e gjeti Kosovën me numër të madh të kurorëzimeve, ku u martuan 1 mijë e 698 çifte, kurse 37 të tjerë vendosën të i japin fund martesës së tyre.

    E nga prilli deri në qershor pati rënie të numrit të shkurorëzimeve.

    Në prill nuk pati asnjë të shkurorëzuar, kurse martesa ishin 78. Në maj u shkurorëzuan vetëm dy çifte, kurse u martuan 281 të tjerë. E në qershor u martuan 179 çifte, kurse u divorcua vetëm 1 çift.

    Bazuar në raportin për tremujorin e dytë të vitit 2019 të publikuar nga ASK-ja, vjet nga 1 janari e deri në qershor janë kurorëzuar 9 mijë e27 çifte, derisa numri i shkurorëzimeve ka qenë 320.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!