×
  • Lajme
  • Lajme / Tabela

    Në 9 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

    Reporteri
    15 Shkurt 2025 | 11:48

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i numërimit të votave për kandidatë për deputetë ka përfunduar në 9 komuna, shkruan Reporteri.net.

    KQZ thotë se sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit (sipas tabelës) në të cilat është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve apo ka përfunduar, deri më 14 shkurt 2025 janë numëruar 876 vendvotime nga 2,533.

    “Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Partesh, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut”, njofton KQZ.

    Aktualisht, procesi i numërimit është duke vazhduar në 25 Qendra Komunale të Numërimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!