×
  • Lajme
  • Lajme

    Në aderimin e Armend Mujës të pranishëm edhe gruaja e djali

    Reporteri
    12 Janar 2021 | 17:35

    Analisti Armend Muja sot ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.


    Aderimi i tij u bë publik nga vet kryetari i VV-së, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Në pritjen për Mujën përveç figurave qendrore të kësaj Lëvizjeje ka marrë pjesë edhe familja e tij.

    Në fotografitë e publikuara në Facebook, nga Kurti shihet edhe gruaja dhe djali i Armend Mujës.

    Ky është postimi i Kurtit me rastin e aderimit të Mujës:

    Me Armendin njihemi qëmoti, por nga sot, do të jemi edhe aktivistë e kolegë në VETËVENDOSJE!.

    Me disa anëtarë të Kryesisë dhe ish deputetë, i uruam mirëseardhje Armend Mujës, e më pas zhvilluam një diskutim rreth zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit dhe qeverisjes sonë të ardhshme. Ai tani është drejtor i Kolegjit Riinvest dhe ligjërues i ekonomisë politike ndërkombëtare. Armendi ka kryer studimet në London School of Economics dhe Corvinus University. Në Master dhe Doktoratë ka punuar në ekonominë politike të Evropës Jug-Lindore.

    Më herët ka shërbyer si drejtor për çështje akademike në Kolegjin UBT. Gjithashtu ai ka punuar si këshilltar në projektet e Programit për Reforma Ekonomike (ERP), Planin e Zhvillimit Kombëtar dhe Vlerësim të Planit Strategjik Arsimor për GIZ, UNDP dhe Këshillin e Evropës. Armend Muja është me prejardhje nga Mitrovica dhe mezi presim të punojmë bashkë në Lëvizje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!