×
  • Lajme
  • Lajme

    Kthehen nga Turqia 120 qytetarë të Kosovës

    Reporteri
    21 Prill 2020 | 20:33

    Në Aeroportin e Prishtinës kanë arritur edhe 120 persona nga Turqia, të cilët janë pritur nga autoritetet e aeroportin, policia dhe stafi shëndetësor, ndërsa, pritet që së shpejti të nisen për Prishtinë.


    Meqë një pjesë e tyre kanë qenë në Turqi për shkaqe shëndetësore, një pjesë e tyre do të vazhdojnë trajtimin në QKUK, një pjesë do të vendoset në karantinë në Qendrën Studentore dhe një pjesë do të vetëizolohen në shtëpi.

    Njoftimin e ka dhënë ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, shkruan Reporteri.net.

    “Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia. Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!