Aleanca Kosova e Re është e gatshme të shkojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme që duket se janë në prag.
Vesel Makolli, sekretari i kësaj partie, ka thënë se jo vetëm që do ta kalojnë pragun, por do të fitojnë rreth 10%.
“Ne në start jemi për të garuar vetëm. Jemi aktiv sepse zgjedhjet i kemi pritur çdo moment. Jemi modest, më shumë po punojmë, më pak po flasim”, ka thënë Makolli në Info Magazine.
“Po qëndrojmë mirë në çdo degë dhe nëndegë – kemi prurje të reja, ka entuziazëm. Pragun s’e kemi problem – sipas disa analizave të brendshme që i kemi bërë, ne do të fitojmë diku rreth 10%”.
Sekretari i AKR-së, tutje ka thënë se për interesin e vendit ata janë të gatshëm të hyjnë edhe në koalicione parazgjedhore.
“Vijat e kuqe i kemi larguar prej përdorimit. Ndoshta kemi parti të dëshirueshme dhe më pak të dëshirueshme – PDK është më pak e dëshirueshme për ne. Do të shikohet interesi i jonë, por edhe i vendit – do të ofrohemi me ato parti që kemi simetri më të madhe, por gjithmonë duke pasur interesin e shtetit mbi të gjitha”, ka thënë Makolli.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.