×
  • Lajme
  • Lajme

    Në aktakuzën ndaj Mustafës, përmenden edhe emra tjerë si të përfshirë në krime

    Reporteri
    24 Shtator 2020 | 20:50

    Gjykata Speciale ka publikuar aktakuzën ndaj Sali Mustafës, për të cilën edhe është arrestuar. “Komandant Cali” është bërë personi i parë i arrestuar me urdhër të Speciales.


    Por në veprat që dyshohet se ai i ka kryer në fshatin Zllap, e që është publikuar në aktakzuë, janë përmendur edhe emra të tjerë.

    Në pikat e aktakuzës përmenden përfshiheshin ushtarët e UÇK-së me pseudonimet ‘Tabuti’, ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’ dhe ushtarë, policë dhe roja të tjerë të UÇK-së të pranishëm në kompleksin e ndalimit në Zllash.

    Këto janë pikat e aktakuzës ku përmenden emrat e personave tjerë të përfshirë:

    8. Salih MUSTAFA kishte të njëjtin synim për kryerjen e këtyre krimeve së bashku me anëtarët e tjerë të kësaj ndërmarrjeje kriminale të përbashkët (‘NKP’).

    Ndryshe, për Salih MUSTAFËN ishte e parashikueshme që krimi i vrasjes së paligjshme mund të kryhej nga një ose më shumë anëtarë të NKP-së, ose nga persona të përdorur nga cilido prej anëtareve të NKP-së për kryerjen e krimeve që ngërthente qëllimi i përbashkët. Duke qenë i vetëdijshëm se vrasja e qëllimshme ishte pasojë e mundshme e zbatimit të qëllimit të përbashkët të NKP-së, Salih MUSTAFA mori pjesë në këtë NKP dhe si rrjedhojë e mori përsipër këtë rrezik me vullnet të lirë.

    9. Ndër anëtarët e tjerë të NKP-së përfshiheshin ushtarët e UÇK-së me pseudonimet ‘Tabuti’, ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’ dhe ushtarë, policë dhe roja të tjerë të UÇK-së të pranishëm në kompleksin e ndalimit në Zllash. Secili prej anëtarëve të NKP-së, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të veta, kontribuoi në realizimin e qëllimit të përbashkët. Ndryshe, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të NKP-së, por u përdorën nga anëtarë të NKP-së në kryerjen e krimeve, për realizimin e qëllimit të përbashkët.

    18. Afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, Salih MUSTAFA dhe disa anëtarë të tjerë të UÇK-së, ndër të cilët ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’ ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, u hoqën lirinë së paku gjashtë personave pa proces ligjor të rregullt në kompleksin e ndalimit në Zllash. Ata u mbajtën të ruajtur me rojë, ndër të tjera në një stallë të kyçur, dhe iu nënshtruan akteve të trajtimit mizor dhe të torturës, sikurse përshkruhet në paragrafët e mëposhtëm 21-27 dhe 29. Këta persona u arrestuan dhe u mbajtën të ndaluar pa bazë ligjore, nuk u informuan për arsyen e arrestimit ose ndalimit të tyre dhe/ose nuk iu dha mundësia të paraqisnin ankesë për ndalimin e tyre

    21. Afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, Salih MUSTAFA dhe disa anëtarë të tjerë të UÇK-së, ndër të cilët ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’ ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, krijuan dhe mbajtën kushte çnjerëzore të ndalimit në kompleksin e ndalimit në Zllash. Këto kushte u karakterizuan nga heqja e lirisë pa proces ligjor të rregullt, sikurse përmendet në paragrafët e mësipërm 18-19, dhe ofrimi i pamjaftueshëm i ushqimit, ujit, kushteve higjienike dhe sanitare, fjetjes, strehimit dhe kujdesit shëndetësor.

    22. Gjithashtu, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, Salih MUSTAFA dhe disa anëtarë të tjerë të UÇK-së, ndër të cilët ushtarët me pseudonimet ‘Tabuti’ ose ‘komandant Tabuti’, ‘Ilmi VELA’, ‘Bimi’, ‘Dardani’, ‘Afrimi’, në mënyrë të përsëritur keqtrajtuan të ndaluarit në kompleksin e ndalimit në Zllash si fizikisht, ndër të tjera përmes rrahjes me mjete të ndryshme, djegies dhe goditjes me rrymë elektrike, po ashtu edhe psikologjikisht, ndër të tjera përmes kërcënimit me vdekje dhe kërcënimit për lëndim të rëndë fizik, frikësimit, poshtërimit, diskriminimit për arsye politike, kanosjes, ngacmimit, marrjes në pyetje dhe dhënies së deklaratave dhe pranimit të detyruar ose nën shtrëngim. Të ndaluarit u keqtrajtuan fizikisht dhe psikologjikisht në prani të të ndaluarve të tjerë. Mbi disa prej tyre u urinua në prani të të ndaluarve të tjerë.

    Salih MUSTAFA ishte i pranishëm kur [REDAKTUAR] e sollën fillimisht në kompleksin e ndalimit në Zllash. Disa anëtarë të UÇK-së e shënjestruan [REDAKTUAR] dhe ai u rrah dhe u torturua më rëndë se personat e tjerë të ndaluar.[REDAKTUAR].

    32. Gjatë mbajtjes ë tij si i ndaluar, familjarët e tij vazhdimisht kërkuan të merrnin informata për fatin e tij, mirëpo morën informata të rreme, të paplota ose nuk morën asnjë informatë. [REDAKTUAR] u pa për herë të fundit i gjallë më 19 prill 1999, ose rreth kësaj date. [REDAKTUAR]. Familja e tij nuk dëgjoi më kurrë prej tij. Rreth fundit të prillit 1999, njësiti BIA u largua prej Zllashit. Kufoma e [REDAKTUAR] u zbulua në [REDAKTUAR].

    33. Sikurse u përmend në paragrafët e mësipërm 8, 11 dhe 16, Salih MUSTAFA kishte synimin dhe dijeninë e nevojshme për krimin e vrasjes së paligjshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!