Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ethem Çekut është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi që është kapur në veturën e tij me tri qese narkotik që dyshohet të jetë kokainë.
Gazeta Online ‘Insajderi‘ nga burimet e saj ka marrë vesh se mbrëmë rreth orës 23 e 40 minuta djali i dekanit është arrestuar së bashku me një person tjetër.
Rasti ka ndodhur në Rrugën “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.
Lidhur me këtë rast është duke u marrur njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës. Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë.
Insajderi shkruan se ka provuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës për arrestimin e djalit të Ethem Çekut, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.