Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kërkon mbajtjen e zgjedhje sa më shpejt në Kosovë.
Në një diskutim me Cédric Wermuth, përmes formës online, ku prezent ishte edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, Osmani tha se vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ani pse dialogu me Serbinë, është i rëndësishëm, ajo thotë se nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike se sa dialogu.
“Kur do të ketë zgjedhje? Të jem e sinqertë nuk e di. Shpresoj që kjo të bëhet së shpejti. Është me rëndësi zgjedhjet të ndodhin, të kthehemi tek populli, të rilegjitimohemi sikur pozita ashtu edhe opozita. Mendoj gjithashtu se dialogu është me rëndësi, por nuk e përbën jetesën në Kosovë, papunësia dhe luftimi i korrupsionit janë me rëndësi jetike”, tha Osmani.
Temë e këtij bashkëbisedimi ishte, “E ardhmja e Ballkanit Perëndimor: Zhvillim i vazhdueshëm apo periferi e përhershme e Evropës?”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.