×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Beograd pretendojnë se Gjykatës Speciale ia kanë dorëzuar ditarin e luftës së Ramush Haradinajt

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 16:26

    Serbia reagon për intervistimin e kryeministrit të dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj në Hagë. Presidenti Aleksandër Vuçiç tha se Gjykata Speciale nuk do të sjellë drejtësi për serbët.


    Më tej, ai u zotua të luftonte për serbët e Kosovës, pasi sipas tij, por përballen me një fushatë presioni dhe arrestimesh nga Prishtina.

    Më i ashpër ishte reagimi i kryetarit të Komisionit Parlamentar për Kosovën në parlamentin e Beogradit.

    Milovan Dreçun pretendon se Serbia zotëron ditarin e luftës të Haradinajt, të cilin ia ka ofruar Gjykatës Speciale. Ndër të tjera, thotë se ka prova të reja që dëshmojnë fajësinë e kryeministrit të Kosovës në kohën e luftës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!