×
  • Lajme
  • Lajme

    Në dhjetor ia dhanë një kompanie statusin e investitorit strategjik, sonte Qeveria Kurti e anuloi vendimin

    Reporteri
    18 Prill 2023 | 23:28

    Qeveria e Kosovës ka shfuqizuar vendimin për dhënien e statusit “Investitor Strategjik” për subjektin investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”

    Kështu u bë e ditur në një komunikatë të Zyrës së kryeministrit të Kosovës për mbledhjen e 198-të të qeverisë

    Kjo është komunikata e plotë:

    Mbledhja e 139-të e Qeverisë
    Prishtinë, 18 prill 2023

    Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhje Elektronike në të cilën ka shfuqizuar vendimin Nr.04/112 të datës 13 dhjetor 2022 me të cilin ishte konfirmuar vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës Vendimin e Qeverisë Nr. 13/50, të datës 21 dhjetor 2020, për dhënien e Statusit Investitor Strategjik për Subjektin Investues “MOXICO LUMA KOSOVA MINING L. L. C”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!