×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Ditën e Gruas, Rama ia dhuron Osmanit ‘Hyjneshën në fron’

    Reporteri
    08 Mars 2023 | 12:58

    Më rastin e Ditës së Gruas, kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i ka dhuruar presidentes së vendit, Vjosa Osmani figurën e Hyjneshës në fron.

    Hyjnesha në fron është simbol i qytetit të Prishtinës.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se me presidenten Osmani ka diskutuar për angazhimin në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese.

    “Kënaqësi e veçantë të pres sot Presidenten e Republikës së ??, Dr. Vjosa Osmani. Bashkë diskutuam për angazhimin tonë në fuqizimin e grave dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në pozita drejtuese”, ka shkruar kryetari i kryeqytetit.

    Ai tutje ka thënë se e mirëpresin thellimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!