×
  • Lajme
  • Lajme / Ish-presidenti amerikan

    Në Ditën e Refugjatëve, Clinton publikon fotografi nga vizita që u bëri refugjatëve nga Kosova më 1999

    Reporteri
    20 Qershor 2024 | 22:58

    20 qershori ështl Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

    Në shënim të kësaj dite, Qendra Presidenciale Clinton ka publikuar disa fotografi nga vizita që ish presidenti amerikan Bill Clinton dhe familja e tij, zhvilluan në Maqedoni në qershor 1999 ku po strehoheshin refugjatët e ikur nga lufta në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Familja Clinton vizitoi fëmijët dhe familjet kosovare në qershor të vitit 1999, pas përfundimit të suksesshëm të misionit të NATO-s për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Presidenti Bill Clinton angazhoi SHBA-në për të ndihmuar refugjatët të rindërtojnë jetën dhe komunitetet e tyre.”, thihet në postimin e klsaj qendre.

    20 qershori është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

    Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se tema e këtij viti është “Për një botë ku refugjatët janë të mirëpritur”.

    OKB bën thirrje që më shumë se kurrë, tani të tregohemi solidarë me refugjatët.

    “Solidaritet do të thotë t’i mbajmë dyert hapur, të festojmë pikat e forta dhe arritjet e tyre dhe të reflektojmë mbi sfidat me të cilat përballen”, shkruhet në faqen online të Kombeve të Bashkuara.

    Dita Botërore e Refugjatëve është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e tyre të vështirë.

    Çdo minutë 20 njerëz lënë gjithçka pas, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit apo terrorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!