Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha sot se shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar.
Ai tha se 21 vite pas përfundimit të luftës, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1647 emra.
“Dhimbja dhe vuajtjet e familjeve dhe të afërmve të viktimave është tejet e madhe. Bashkësia ndërkombëtare duhet të ushtroj trysni, që krimet e kryera nga Serbia të mos vazhdojnë të mbulohen, duke ikur nga përgjegjësitë minimale humane për të pranuar fajin dhe respektuar viktimat”, u shpreh Veseli.
Ai theksoi se formimi i Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.