Sot, në nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, 19 fëmijë patën rastin të dëgjohen nga Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë.
“Fëmijët ishin të moshave nga 4 vjeç deri 13 vjeç. Takimi filloi me pyetjet e kryeministrit për fëmijët, kryesisht në lidhje me mësimin në kohë pandemie. Fëmijët u dakorduan me njëri-tjetrin se mësimi në shtëpi ka qenë më sfidues sesa mësimi në shkolla, sepse aty mund të shtjellohen dhe diskutohen temat me mësueset dhe moshatarët. Megjithatë, duke qenë në një situatë të pazakontë, edhe nxënia e mësimit u deshtë të bëhet në një mënyrë të pazakontë, por gjithsesi të suksesshme” thuhet në komunikatën nga Zyra e Kryeministrit.
Secili nga fëmijët pati mundësi t’i bënte pyetje kryeministrit në detyrë nga ato më të ndryshmet.
“Nga pyetje për fëmijërinë e kryeministrit dhe ëndrrat e tij si fëmijë dhe këshillat e tij që ai ia jep vajzës së tij, e deri te të drejtat e fëmijëve dhe se çfarë mund të bëjnë ata për të ndihmuar situatën e krijuar nga COVID-19”.
Në fund të takimit, kryeministri u uroi atyre 1 Qershorin, derisa stafi i Kabinetit të Kryeministrit ndau për ta disa dhurata, përfshirë libra, fletore dhe kimikë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.