×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Drenas, Kurban Bajrami falet me veshje kombëtare

    Reporteri
    11 Gusht 2019 | 8:16

    Sot myslimanët në tërë botën po festojnë Kurban Bajramin.


    Manifestimi qendror kushtuar kësaj feste për Kosovë u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndërsa në Drenas falja e Kurban Bajramit ishte e veçantë.

    Në xhaminë në lagjen Feronikeli, Hoxha Osman Musliu ka bërë faljen e bajramit me veshjen kombëtare, e cila u mirëprit nga besimtarët.

    Para xhematit Osmani tregoi se ka zgjedhur këtë veshje sepse edhe “baballarët tanë kanë perdorur këtë veshje duke treguar besnikëri dhe sinqeritet dhe se kjo veshje është e shqiptarëve dhe duhet respektuar “.

    Falja e Kurban Bajramit u bë nga shumë njerëz brenda dhe jashtë xhamisë, duke uruar për paqe, sinqeritet dhe sa më shumë dashuri, njofton Klan Kosova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!