×
  • Lajme
  • Lajme

    Në dy raste të ndara, Policia e Kosovës parandalon kontrabandën me 100 krerë dele

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 23:21

    Policia Kufitare e Kosovës në dy lokacione të ndryshme e ka parandaluar kontrabandën me kafshë, konkretisht dele.

    Në njoftimin e PK-së thuhej se në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele.

    “Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë”.

    “Në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele. Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyr nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

    Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!