Në fund të marsit dhe në ditën e parë të prillit në vendin tonë kanë rënë temperaturat të cilat po përcillen edhe me reshje shiu.
Rreth këtyre ndryshimeve meteorologjike ka folur meteorologu Mendim Rugova.
Ai ka parashikuar se reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, por ka shtuar se mund të ketë edhe reshje bore.
“Ditëve të ardhshme kemi me pasur kohë pas kohe të reshura të shiut, mirëpo deri në fund të javës presim një goditje polare. Edhe në zona më të ulëta mund të ketë reshje të borës, ndoshta do të krijohet edhe ndonjë shtresë. Edhe pse nuk është diçka e jashtëzakonshme, viteve të fundit kemi parë deri në 10-15 centimetra”, tha Rugova në Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.