×
  • Lajme
  • Lajme

    Në Gjakovë u protestua për lirimin e Tomor Morinës

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 14:38

    Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar sot në Gjakovë është mbajtur një protestë me kërkesë lirimin e ish-luftëtarit të UÇK’së, Tomor Morina.


    Protesta kishte filluar në orën 11:00 dhe në të morën pjesë dhjetëra qytetarë. Ajo ishte organizuar nga shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve dhe grupi i tifozëve “KuqeZinjtë e Jakovës”.

    Në protestë morri pjesë edhe kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini, i cili kërkoi lirimin e menjëhershëm të Tomorit.

    Tomor Morina është një ish-ushtar i UÇK’së që u arrestua në kufirin e Bllacës nga autoritetet maqedonase. Ai është arrestuar me një urdhërarrest të Serbisë që është lëshuar për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftë. Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!