Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, do të merret sot në pyetje nga Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë. Për këtë arsye ai javën e kaluar dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.
Përpos Haradinajt, në Hagë po qëndron edhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi i cili po ashtu pritet të merret në pyetje nga Dhomat e Specializuara të Speciales. Ndërkaq gjatë ditës së djeshme, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Nerodimes, Shukri Buja ka përfunduar intervistimin e tij dhe sot pritet të kthehet në Kosovë.
Lidhur me tërë këto zhvillime ka reaguar edhe këshilltari i kryeparlamentarit, Kadri Veseli dhe filozofi Blerim Latifi, shkruan Reporteri.net.
Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në ditët në vazhdim i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar.
“Në ditët në vazhdim, i thirruri më interesant për t’u marrë në pyetje nga Gjykata Speciale, nuk do të jetë ndonjë komandant i UÇK-së, por një qytetar i Kosovës, i cili në kohën e luftës ishte vetëm 8 vjeçar”, ka shkruar Latifi. /Reporteri.net
https://www.facebook.com/blerim.latifi.7393/posts/151147889363525
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.