“Të vdesësh për ATDHE është sikur të rilindësh përsëri”, është shkruar në një baner i cili është vendosur në hyrje të Prishtinës me rastin e vrasjes së një polici të Kosovës në veri.
Pamje gjatë vendosjes së këtij baneri ka publikuar fotografi i njohur, Marjan Komani.
Rreshteri policor Afrim Bunjaku ka humbur jetën në një sulm në afërsi të fshatit Banjskë në mëngjesin e të dielës, ndërsa janë lënduar dy policë tjerë.