Drejtori i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu, ka thënë se në Klinikën Infektive ka ende kapacitet të pranimit të pacientëve që mund të të kërkojnë hospitalizim.
“Ende ka mundësi të pranimit të pacientëve. Është plani “C” për lirim të klinikave të tjera, edhe spitalet regjionale po trajtojnë pacientë dhe rastet më të rënda po referohen në QKUK”, ka thënë Sejdiu në Klan Kosova.
“1/4 e kapaciteteve janë të shfrytëzuara. Kemi kapacitete, nuk jemi në sistem që situata nuk po menaxhohet, por dëshirojmë që të kemi numër më të vogël të pacientëve dhe kjo arrihet duke respektuar masat e rekomanduara.
Sejdiu ka thënë se është detyrim që të krijohet hapësira për shtrirjen e pacientëve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.