×
  • Lajme
  • Lajme

    Në javën e parë si kryeministër, Kurti emëron katër zëvendësministra

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 18:51

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka emëruar katër zëvendësministra në ministri në ndryshme.


    Hysen Durmishi është emëruar si zëvendësministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës; Enver Dugolli si zëvendësministër i Mbrojtjes; Blerim Sallahu në ministrinë e Drejtësisë; dhe Ilir Aliu në atë të Financave, Punës dhe Transfereve.

    “Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në javën e parë të marrjes së detyrës i ka emëruar katër zëvendësministra, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në plotësimin e synimeve dhe përgjegjësive të tyre”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!