Në Kalanë e Shkupit me veshje allaturka rreth 300 fëmijë shqiptarë janë bër synet në shqip rrethprerje, nën organizimin e Shoqatës Humanitare El-Hilal.
Ceremonia filloi me leximin e Kur’anit dhe vazhdoi me shfaqjet e grupeve të ndryshme folklorike.
Zëvendës Kryetarja e Komunës së Bursës, Gülten Kapıcıoğlu, në fjalimin e saj gjatë ceremonisë, tha se vlerat e përbashkëta qëndrojnë në bazën e lidhjeve të forta të cilat i kanë vendosur me vendet e Ballkanit.
Ajo tha se në kuadër të këtij aktiviteti i cili tashmë është shndërruar në një organizim tradicional, janë duke bërë synetimin e fëmijëve nga Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.