Tre emigrantë janë kapur nga Policia e Kosovës rreth orës 10:40 në Terminalin Doganor, Hani i Elezit, pasi të njëjtit ishin fshehur në një kamion që po transportonte mallra nga një shtet tjetër.
Kamioni është kontrolluar nga zyrtarët policor me pajisjen Human Presence Detector (Zbuluesi i pranisë së njerëzve në automjete) dhe gjatë kontrollit pajisja në fjale ka dhënë shenja (sinjale) se në rimorkio mund të këtë prezencë të qenieve njerëzore.
Pas pranimit të sinjalit është vendosur që rimorkio në fjalë të hapet dhe të kontrollohet.
Pasi është hap mbuluesi i rimorkios është vënë re se aty gjendeshin tre persona (emigrant ilegal) të fshehur në lodra fëmijësh (mall i ngarkuar në rimorkio).
Emigrantët janë zbritur nga rimorkio për tu identifikuar dhe kontrolluar, ndërsa kamioni është dërguar në hangar të terminalit për t’u kontrolluar më në detaje, përderisa vozitësit i është ofruar edhe ndihmë mjekësore.
Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet kompetente policore dhe veprimet e mëtejme janë marr në koordinim me prokurorin. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.