Në një mural në fshatin Lupç të Poshtëm të Podujevës mund të shihet presidenti amerikan Donald Trump pranë kokës së një lope.
Kjo me gjasë përbën tallje me presidentin amerikan, siç shkruan edhe kritiku i artit, Ilir Muharremi.
Presidenti i vendit më të fuqishëm në botë shihet në një fotografi të siguruar nga Periskopi, para një mikrofoni derisa i flet me shumë seriozitet një lope. Kjo mund të përbëj fyerje edhe për elektoratin konservator republikan të presidentit Trump që duket se është portretizuar nga lopa në fjalë.
Ndërkohë, nuk ka një reagim deri tash nga aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve. Lopa është një kafshë mjaft dobiprurëse.
Nuk dihet as autori i këtij murali dhe pse është vendosur numri 1455 prapa emrit të fshatit Lupç i Poshtëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.