×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi i BIK-ut

    Në këtë orë falet nesër namazi i Fitër Bajramit

    Reporteri
    29 Mars 2025 | 8:56

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar opinionin e gjerë se muaji i madhëruar Ramazan përfundon ditën e shtunë, më 29 mars 2025.

    Ndërkaq, dita e parë e festës së Fitër Bajramit është të dielën, më 30 mars 2025.

    Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

    Manifestimi fillon në orën 05:41, me faljen e namazit të sabahut, ndërsa, namazi i Fitër Bajramit falet në orën 06:59 minuta, njofton BIK.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!