Kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe Isa Mustafa do të takohen në ora 15:00.
Takimi do të zhvillohet në orën 15:00, në Kuvendin e Kosovës
Takimi Kurti-Mustafa pritet të zhvillohet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjs Vetëvendosje, ku u diskutua për propozimin e kandidatit për kryeministër të ardhshëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që pritet t’i dërgohet presidentit Thaçi.
Ndërkohë, kreu i VV-së, Albin Kurti pas mbledhjes së Kryesisë nuk ka dhënë detaje për takimin me Mustafën, duke thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm dhe se pritet që të takohen së shpejti.
Kujtojmë se VV dhe LDK nuk janë takuar nga koha kur Kurti publikoi videomesazhin e parë, ku fajësoi LDK-në për mosarritje të koalicionit qeverisës, dhe sidomos raportet mes dy subjekteve u thyen kur VV njëanshëm votoi Glauk Konjufcën kryekuvendar. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.